Lexoni edhe:
City po mendon ta shesë Bernardo Silvan
Karim Benzema e ka shprehur gëzimin e tij pas rikthimit në Kombëtaren e Francës. Sulmuesi i Real Madridit luajti në fitoren e kampionit aktual të botës ndaj Uellsit, ku ndër të tjera e humbi një penallti
Karim Benzema u rikthye mbrëmë në Kombëtaren e Francës pas plot gjashtë vjetësh. Sulmuesi i rrezikshëm nuk mundi ta festonte golin në ndeshjen e parë pas rikthimit. Mirëpo, ai iu gëzua rikthimit dhe fitores ndaj Uellsit në miqësoren para fillimit të Kampionatit Evropian. Madje, ai e humbi një penallti. Sidoqoftë, ky fakt nuk ia ndali gëzimin.
“Kisha ndjenja të shkëlqyeshme. E kisha një javë të mirë duke punuar, fizikisht po përmirësohem. Ishte një sezon i vështirë me shumë ndeshje, por jam ndier mirë gjatë tërë lojës”, ka thënë ish-sulmuesi i Lyonit për televizionin francez “TF1”. Benzema foli edhe për “treshen” në sulm që e formoi me Kylian Mbappen e Antoine Griezmann.
Ai shpreson që shpejt ta gjejë harmoninë me këtë dy super sulmues, për ta ndihmuar Francën që të shpallet kampione e Evropës. “Kemi ushtruar shumë, mbi të gjitha për të luajtur kundër skuadrave që luajnë me mbrojtje në thellësi. E bëmë një lojë të shkëlqyeshme dhe kemi provuar, kjo është gjëja më e rëndësishme. në ndeshje si kjo, e rëndësishme është të krijosh raste dhe të fitosh, përkundër faktit se nuk shënova”, vazhdoi 33 vjeçari.
City po mendon ta shesë Bernardo SilvanLexoni edhe:
“Unë kisha aq shumë krenari, gëzim, dua të luaj, ta demonstroj se sa vlej. Kjo është ajo që e kam bërë në fushë. Po mundohem të përshtatem dhe ta gjej harmoninë në sulm me Mbappen e Griezmannin”, përfundoi Benzema, i cili disa vite më parë ishte përjashtuar nga Kombëtarja e Francës.
(Kosova Sot Online )