Rusisë i mjafton vetëm një pikë, derisa Danimarka luan vetëm për fitore – formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 10:31
Rusisë i mjafton vetëm një pikë, derisa Danimarka luan vetëm për fitore – formacionet e mundshme

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet mes Danimarkës dhe Rusisë, që është vendimtare për kualifikim nga Grupi B. Danezët nuk e kanë nisur aspak mirë, pasi pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para, por që ende kanë gjasa për kualifikim tutje. Danimarka duhet të fitojë ndajë Rusisë dhe të shpresojë në humbjen e thellë të Finlandës për të kaluar tutje. Në anën tjetër rusët pas atij triumfi ndaj finlandezëve janë të motivuar dhe duan të shkojnë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë. 

Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet përfaqësuese që duan kalimin tutje. Takimi mes Rusisë dhe Danimarkës zhvillohet në Parken Stadium të Copenhages me fillim nga ora 21:00. Formacionet e mundshme: Rusia: Shunin; Diveev, Semyonov, Dzhikiya; Karavayev, Ozdoyev, Zobnin, Golovin, Kuzyayev; Miranchuk; Dzyuba. Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Damsgaard; Poulsen.

(Kosova Sot Online )