Presidenti i Atleticos nuk e mohon rikthimin e Griezmann

  • 31 July 2021 - 10:54
Presidenti i Atleticos nuk e mohon rikthimin e Griezmann

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid rikthen në skenë mundësinë e transferimit të Antoine Griezmann në “Wanda Metropolitano”.

Në një intervistë për COPE, ai shprehet se nuk e përjashton rikthimin e Griezmann këtë verë, duke lënë të kuptohet se klubet janë ende në negociata për këtë lëvizje.

“Nuk përjashtoj asgjë, por mund të them se nuk është operacion i lehtë. Po presim lajme, jo vetëm nga Griezmann, por edhe për lojtarë të tjerë. Por e përsëris, Griezmann është operacion i vështirë”, tha Cerezo. 

(Kosova Sot Online )