Kampionati i ri po nis me VAR, Genc Nuza jep detaje profesionale

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 19:47
Kampionati i ri po nis me VAR, Genc Nuza jep detaje profesionale

Sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë nesër, por këtë here më ndryshe. Nga ky edicion do të fillojë të aplikohet sistemi VAR, që do të jetë ndihmë shtesë për gjyqtarët në ndarjen e drejtësisë në ndeshje.

Gjyqtarët në Kosovë kanë qenë mjaft të atakuar nga klubet për ndarjen e drejtësisë. Përkundër infrastrukturës së dobët, Superliga e Kosovës në futboll do të jetë e barabartë sa i përket sistemit VAR.

VAR-i filloi të aplikohet zyrtarisht në Kosovë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza në një bisedë  ka dhënë detaje rreth përdorimit të këtij sistemi. Ai tha se kjo është arritur në kohë rekord dhe do të jetë mjaft i rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

“Më lejoni që t’i uroj kolegët për një punë dhe perkushtim të madh gjatë trajnimit, i cili ishte mjaft i mundimshëm e posaçërisht duhet permendur besimin dhe vendosmërinë e kryetarit Agim Ademi për ta futur sistemin VAR dhe ne do te kemi sistemin VAR për një kohë rekord nga të gjitha shtetet tjera dhe kjo do të thotë shumë jo vetëm për gjyqtarët, por për të gjithë futbollin e Kosovës” u shpreh Nuza.

(Kosova Sot Online)