Barcelona dhe Atletico Madrid në bisedime për rikthimin e Griezmann në Rojiblancos
Ylli i Francës mund të rikthehet në kryeqytetin spanjoll pas dy sezoneve në gjigantin katalunas
Barcelona dhe Atletico Madridi janë në bisedime për një rikthim sensacional të Antoine Griezmann në Atletico, kanë konfirmuar burime për Goal.
Dy skuadrat kanë diskutuar këtë lëvizje që do ta largonte Griezmannin nga Barcelona dhe ai do të rikthehej në Atletico si i huazuars me opsion blerjen.
Atletico është duke e studiuar këtë lëvizje derisa ata konsiderojnë që largimi i Saul Niguez për në Chelsea do të krijonte kushte për rikthimin e Griezmann.
Kampionët e La Liga po ashtu po i studiojnë financat e tyre nëse do të kenë mundësi për të nënshkruar me Griezmann, i cili ishte në kulmin e karrierës së tij në këtë klub para se të largohej për në Barça më 2019.
Për momentin asnjë lojtar i Atleticxos nuk është përfshirë në bisedime, pasi që Atletico synon një huazim me opsion blerjen për sulmuesin e Barcelonës.
(Kosova Sot Online)