Barcelona ia ofron Coutinhon dy klubeve angleze

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 16:02
Barcelona ia ofron Coutinhon dy klubeve angleze

Philippe Coutinho është një nga futbollistët në të cilët Xavi Hernandez nuk llogarit dhe nga i cili Barcelona mund të përfitojë fonde për të sjellë lojtarë tjerë në klub. Kjo është arsyeja pse Barcelona po e ofron futbollistin Brazilian te ekipet e Premierligës.

Sipas Daily Mail, Barcelona e ka ofruar Coutinhon te Tottenhami dhe Newcastle. 29-vjeçari u largua nga Premierliga në vitin 2018, kur Barcelona pagoi 120 milionë euro + 40 milionë të tjera bonuse te Liverpooli.

Ai në sezonin 2019/20 u huazua te Bayern Munichu, ku arriti ta fitojë tripletën, ndërsa ajo ishte Champions League e vetme që e fitoi në karrierë deri tani.

Që kur Xavi u bë trajner i Barcelonës një muaj më parë, Coutinho luajti vetëm një ndeshje si startues, në humbjen 0:1 ndaj Betisit. 

(Kosova Sot Online )