Djokovic zyrtarisht tashmë e njeh kundërshtarin në Australian Open, por ende nuk është vendosur se a do të luajë

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 09:50
Djokovic zyrtarisht tashmë e njeh kundërshtarin në Australian Open, por ende nuk është vendosur se a do të luajë

Novak Djokovic vazhdon që të mos e marrë dritën e gjelbër për të luajtur në Australian Open.

Fjalën e fundit do ta ketë Ministri i Imigracionit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrantëve dhe Çështjeve Multikulturore Alex Haëke, i cili mund të anulojë vizën e hyrjes që i është dhënë Djokovicit.

Sido që të jetë, kjo nuk e ka ndalur Australian Open që zyrtarisht, të zbulojë kundërshtarin e numrit një të botës në tenis.

Nëse Djokovicit i lejohet të luajë në Australian Open, ai do të nisë aventurën në këtë turne kundër Miomir Kecmanovic.

(Kosova Sot Online )