Xavi preferon De Jongun para Depay

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 15:01
Xavi preferon De Jongun para Depay

Frenkie de Jong dhe Memphis Depay që të dy lidhen me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, Xavi Hernandez, më parë do të mbante De Jongun sesa Depayn.

Sido që të jetë, i pari që mund të largohet është Depay, që nuk i përshtatet stilit të lojës së Xavit, por nuk përjashtohet mundësia që në verë, me një ofertë të mirë, Barça të heqë dorë edhe nga De Jong.

Xavi do të provojë të luajë me Busquets, Gavi dhe Pedri në mesfushë, derisa dalëngadalë për të zëvendësuar Busquetsin, në ekipin e parë po luan edhe Nico. 


(Kosova Sot Online)