Lexoni edhe:
Talent i pazbuluar: Futbollisti i mahnit shokët e skuadrës me kërcimin që e bëri në dhomën e zhveshjes
Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve në Kosovë ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje, ku u sulmua fizikisht portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri. Kjo shoqatë e ka dënuar rastin e shëmtuar, ndërsa kërkon që ata që e shkaktuan incidentin të mos kenë më kurrë vend në shkallët e stadiumeve në futbollin kosovar.
Shoqata po ashtu kërkoi edhe nga Federata e Futbollit që t’i marrë masat e duhura, duke uruar që raste të tilla të mos përsëriten më kurrë në futbollin kosovar.
Portieri Frashëri u qëllua me shqelm në kokë nga një tifoz-huligan, me ç’rast përfundoi pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital, për t’u liruar më pas në orët e mbrëmjes. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve të Kosovës.
(Kosova Sot Online )