Mbappe mungon në prezantimin e fanellave të reja, “zyrtarizohet” largimi i tij nga PSG-ja

  • E.K /
  • 14 April 2022 - 14:32
Mbappe mungon në prezantimin e fanellave të reja, “zyrtarizohet” largimi i tij nga PSG-ja

Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë për Paris Saint-Germainin sezonin e ardhshëm.

Në fakt, klubi francez e ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sponsorin e ri “GOAT”, i cili do ta reklamojë kompaninë e tij në fanellën e PSG-së, respektivisht në mëngët e fanellës.

E në këtë prezantim shihen Leo Messi e Neymari, në mes të pesë lojtarëve, por nuk shihet edhe Mbappe.

Zakonisht, yjet e skuadrës përfundojnë në reklamimin e fanellave dhe të gjërave të tjera të klubit.

Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me parisienët dhe me gjasë nuk do ta vazhdojë atë, prandaj edhe s’ishte pjesë e prezantimit të sotëm.

“Vulë” këtij vendimi i ka dhënë edhe mungesa e tij në prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm.

Me gjasë, ish-futbollisti i Monacos gjatë verës që vjen do t’i bashkohet Real Madridit.

(Kosova Sot Online)