Ibra e thyen xhamin e autobusit duke festuar me tifozë

  • S.A /
  • 16 May 2022 - 12:58
Ibra e thyen xhamin e autobusit duke festuar me tifozë

Zlatan Ibrahimovic nuk mundi të ishte protagonist tek Milani në fushën e blertë, në fitoren e madhe ndaj Atalantas, 2:0. Por, sulmuesi suedez është gjithmonë aty, në përkrahje të ekipit.

Dhe, 40 vjeçari ka qenë protagonist jashtë stadiumit, respektivisht në festën me tifozë.

Sulmuesi i Milanit, derisa po festonte me tifozët “Rossoneri”, i mëshoi disa herë xhamit të përparmë të autobusit, me ç’rast edhe e theu atë.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa Milanin e ndan vetëm edhe një pikë nga titulli i kampionit në Itali.

E Ibra nuk ka vendosur ende nëse do ta mbyllë këtu karrierën apo nëse do të luajë edhe një vit. 

(Kosova Sot Online )