Edhe marrëveshja mes klubeve afër finalizimit, Lenglet drejt transferimit në Premierligë

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 10:45
Edhe marrëveshja mes klubeve afër finalizimit, Lenglet drejt transferimit në Premierligë

Clement Lenglet raportohet se është edhe më afër kalimit në Premierligë.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Tottenham Hotspur shpreson që të kompletojë transferimin e tij shumë shpejt.

Tani për tani, thuhet se klubit anglez i kanë mbetur vetëm edhe disa detaje përfundimtare me Barcelonën.

Lenglet me Tottenhamin ka arritur marrëveshje personale më herët.

Kësisoj, 27-vjeçari do të largohet nga “Camp Nou” pas katër vjetëve. Ai ishte transferuar nga Sevilla për afro 36 milionë euro.

Mbrojtësi francez nga ajo kohë ka pësuar rënie të madhe, teksa tani në treg vlerësohet me 12 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

(Kosova Sot Online)