Lexoni edhe:
Përzieni lëngun e portokallit me miell, për lëkurë të përsosur të fytyrës
Amir Rrahmani është sot njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali.
Futbollisti kosovar ka shfaqur stabilitet dhe paraqitje të nivelit të lartë në sezonin e fundit me Napolin dhe merita të mëdha për këtë pa dyshim se ka trajneri Luciano Spalletti.
Përzieni lëngun e portokallit me miell, për lëkurë të përsosur të fytyrësLexoni edhe:
Gjatë sezonit, përfaqësuesi kosovar është përballur me shumë lojtarë cilësorë dhe shumicën e dueleve i ka fituar.
Por, cili ishte kundërshtari më i vështirë për t’u ndalur me të cilin është përballur ish-futbollisti i Veronës.
“Leao pa dyshim ka bërë punë të mirë, edhe në vitet e fundit në Boga. Por, ka edhe lojarë të tjerë të fortë, të cilët të vënë në vështirësi prapa”, iu përgjigj Rrahmani pyetjes së njërit prej tifozëve të vegjël të Napolit, në një takim me ta në qendrën stërvitore të Napolit në qendrën e kongreseve Dimaro Folgaridas.
Ndërkohë, 28 vjeçari ka folur edhe për shokun e tij të repartit, Kalidou Koulibaly, i cili në ditët në vazhdim pritet të largohet nga Napoli.
Rrahmani i është mirënjohës futbollistit afrikan për këshillat që ia ka dhënë.
Nga Koulibaly i kam mësuar të gjitha. Ai është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë. Shpresoj që të qëndrojë me ne, sepse është një lojtar i fortë”, përfundoi futbollisti kosovar.
(Kosova Sot Online)