Lexoni edhe:
Vazhdon ëndrra e ëmbël e Ballkanit, vetëm edhe një hap deri te faza e grupeve e Ligës së Konferencës
Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.
Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.
Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.
Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica shënuan golat e fitores së suharekasve në Shkup.
Me këtë gol, tani sulmuesi Albion Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës me shtatë sosh.
Ai ndiqet nga Zivzivadze i Fehervar me gjashtë dhe Gray e Krstovic me nga pesë.
(Kosova Sot Online)