Ibrahimovic: Jam ende i uritur, dua të vazhdoj të jem i suksesshëm

  • 14 September 2022 - 11:18
Ibrahimovic: Jam ende i uritur, dua të vazhdoj të jem i suksesshëm

Zlatan Ibrahimovic kërkon pak më shumë durim përpara se të kthehet në ekip. Ai tha se i nevojitet edhe pak kohë dhe se rikthimi është afër. “Jam mirë, ka ende pak kohë përpara se të rikthehem në grup me ekipin, por e rëndësishme është që fillimisht të ndihemi mirë dhe më pas të rikthehem për të luajtur”, është shprehur Ibra.

Tutje, ai deklaroi se është ende i uritur dhe dëshiron të vazhdojë të jetë i suksesshëm.

“Në një të ardhme ndoshta bëhem trajner, por nuk dua tani sepse i bie që unë të heq dorë nga futbolli. Unë ende jam i uritur dhe dëshira ime është të vazhdoj të jem i suksesshëm. Unë kërkoj nga shokët e ekipit rezultate çdo ditë, në stërvitje dhe në ndeshje, gjithashtu edhe disiplinë. Do të ishte mirë të arriinim në fazën eliminatore të Champions League, por për këtë duhet shumë angazhjm”, është shprehur sulmuesi suedez.

(Kosova Sot Online )