Trajneri i Milanit e komenton humbjen nga Chelsea dhe e bën një premtim

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 08:52
Trajneri i Milanit e komenton humbjen nga Chelsea dhe e bën një premtim

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ndihet i dëshpëruar me humbjen nga Chelsea mbrëmë. Trajneri italian thotë se lojtarët bënë gabime të shumta, të cilat iu kushtuan me humbje nga “Blues”, 0:3.

Sipas tij, humbjet si kjo e ndihmojnë ekipin e tij për t’u rritur dhe premtoi se “Rossoneri” do të ringriten shpejt.

“Ne është dashur të bënim më mirë. E nisëm lojën mirë, por jo mjaftueshëm për t’i bërë keq Chelseat. Më pas nuk ishim të bashkuar dhe bëmë shumë gabime teknike, të cilat, kundër një kundërshtari të tillë, të kushtojnë. Ne hasëm në vështirësi.

Nuk qojnë peshë mungesat. Mendoj se skuadra është e gatshme për t’u përballur me ndeshje si kjo, por u përballem me gabime dhe loja u bë e vështirë”, deklaroi trajneri italian për “Sky Sport”.

“Humbjet duhet të na ndihmojnë për t’u rritur. E kemi mundësinë ta demonstrojmë se çfarë skuadre jemi që nga e shtuna”, vazhdoi ai.

Pioli ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes së Milanit ka dëshpërim dhe mllef, por që shton se kjo lojë do të shërbejë për t’u përmirësuar.

(Kosova Sot Online )