Lexoni edhe:
Mjaft me gënjeshtra e mashtrime, e vërteta e financimit të partive politike duhet të hetohet dhe zbulohet
Lionel Messi e bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme mbrëmë në fitoren e thellë të Paris Saint-Germainit ndaj Maccabi Haifas. Ylli argjentinas i realizoi dy gola dhe i dhuroi dy asistime në fitoren 7:2 për të shkuar në kuotën e 128 golave në Ligën e Kampionëve. Me këtë rast, 35 vjeçari e theu një tjetër rekord në duelin e zhvilluar në “Parkun e Princave”, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit H. E mbrëmë, “pleshti” u bë lojtari me më së shumti gola të shënuar nga jashtë 16 metërshit në Champions.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka arritur një gjë të tillë plot 23 herë, duke e lënë prapa rivalin kryesor, Cristiano Ronaldo, i cili e ka një gol më pak të shënuar.
Argjentinasi e ka rikthyer formën optimale dhe e ka marrë stafetën tek ekipi parisien, duke dhuruar spektakël bashkë me Neymarin, por edhe me Kylian Mbappen.
Messi i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 12 asistime deri tash këtë sezon me PSG-në.
(Kosova Sot Online )