Ten Hag zbulon mungesat e Ronaldos, nuk do të luan as këtë të diele

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 10:56
Ten Hag zbulon mungesat e Ronaldos, nuk do të luan as këtë të diele

Sulmuesi portugez mungoi të enjten mbrëma, në ndeshjen që Manchester Unitedi e fitoi 4:2 kundër Aston Villas në Kupën Carabao. Erik ten Hag nuk e di nëse Cristiano Ronaldo do të luajë të dielën, në ndeshjen kundër Fulhamit, pasi që pasojat e lëndimit akoma nuk janë tejkaluar.

“Cristiano Ronaldo është i sëmurë. Për shkak të kësaj, ai nuk u përfshi në skuadër. Nuk e di nëse do të jetë gati deri të dielën. Është e vështirë të parashikohet nëse ai do të shërohet deri në atë pikë, por për momentin nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha trajneri holandez, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjithashtu, trajneri i Manchester Unitedit është përgjigjur në pyetjen për lidhjen e mungesës së Ronaldos lidhur me afrimin e fillimit të Kupës së Kupës “Katar 2022”. “Në asnjë rast. Ronaldo është i sëmurë. Për shkak të kësaj, ai nuk luan”, tha Erik ten Hag. Më 13 nëntor, Manchester United do të luajë në udhëtim kundër  Fulhamit në ndeshjen e xhiros së 16-të në Premierligë. 

(Kosova Sot Online )