Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic konfirmon lëndimin serioz të Brozoviçit

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 08:55
Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic  konfirmon lëndimin serioz të Brozoviçit

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka konfirmuar që Marcelo Brozovic u largua nga ndeshja gjysmëfinale kundër Argjentinës në Botëror pasi që mesfushori i Interit “pati një shtrëngim muskujsh”, transmeton "Kosova Sot Online".

Zëvendësimi ishte një befasi, për shkak se ai u bë në pesë minutat pasi që kishte filluar pjesa e dytë.

Skuadra e tij sapo kishte kryer dy zëvendësime në mes të pjesës së parë, kështu që përdorimi i një zëvendësimi pas pesë minuta u duk i çuditshëm.

“Marcelo ndjeu një tendosje në muskulin e tij, kështu që ne vendosëm mos ta lëmë të luajë atë deri në fund”, tha Dalic për HRT.

“Ne zgjodhëm që ta ruajmë atë që të jetë gati për finalen për vendin e tretë”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet kundër humbësit të skuadrës nga gjysmëfinalja Francë-Maroku.

“Nuk mund t’i fajësoj djemtë për asgjë, ne e kontrolluam ndeshjen për gjysmë ore, por gjatë kohës fati është në anën tende, ndonjë herë nuk është”.

“Edhe njëherë, Kroacisë i mungon një qendërsulmues apo një futbollist që e kthen posedimin në mundësi shënimi”.

“Ne përgatitëm gjithçka, por neve na mungoj një sulmues i vërtet. Ne dëshironin të bënim diçka më shumë me Orsic, të jemi më vertikal dhe e zhvendosëm Ivan Perisic më në këndin e majtë, por pas golit të tretë ishte shumë e vështirë”.

“Nëse dikush do të na thoshte para se të fillonte Botërori se ne do të arrinim në këtë fazë, ne do të ishim të lumtur me këtë. Mendoj që ne duhet të krenohemi me këtë skuadër”, tha ndër të tjera Dalic. 

(Kosova Sot Online )