Lexoni edhe:
Barcelona nënshkruan me talentin Lucas Roman dhe i vendos një klauzolë prej 400 milionësh
Thashethemet e reja po dalin në lidhje me të ardhmen e Zidane. "Kosova Sot Online" raporton se ish-tekniku i Real Madrid është gati të nisë një aventurë të re si trajner.
Lionel Charbonnier, miku dhe shok i vjetër i Zidane në kombëtare, ndërhyri në këtë çështje duke shfaqur indicie në lidhje me të ardhmen e tij. “Ai nuk do të shkojë në Angli, por në Itali, ku ka një lidhje të veçantë me Juventusin. Ai do të shkojë te Juve ose do të ulet në stolin e një ekipi kombëtar. Brazilianët do të ishin shumë të lumtur të kishin një trajner si ai, i cili dëshiron të lërë gjurmë në futboll. Në fakt, brazilianët mendojnë se Zidane është më shumë brazilian se francez. Në Angli, mejgithatë, nuk e shoh, ai nuk flet as anglisht”, tha miku i tij.
(Kosova Sot Online )