Lexoni edhe:
Vazhdon zbulimi i detajeve të reja nga skandali Rama-McGonigal: Agron Neza ishte i ftuar nderi i qeverisë në ngjarjen e rëndësishme
Shumë kush ka spekuluar, por është vështirë të besohet se Zinedine Zidane ka mbetur pa punë që kur u largua nga Real Madrid për herë të dytë në fund të sezonit 2020/21, sepse ai e ka dëshmuar veten të jetë po aq i aftë në menaxhim sa ishte edhe si lojtar, shkruan "Kosova Sot Online".
Gjatë dy periudhave të tij në krye të skuadrës, ai fitoi 11 trofe të mëdha, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve. Zidane dukej sikur do të merrte drejtimin e Kombëtares së Francës, por ashtu nuk ndodhi pasi Didier Deschamps zgjati kontratën deri në vitin 2026.
Kësisoj, trajneri francez tani duhet të rifillojë kërkimin e tij për një punë të re. Dhe, sipas “RMC Sport”, ai ka katër opsione.
E para prej tyre është një rikthim i bujshëm në Real Madrid për një herë të tretë. Kontrata e Carlo Ancelottit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Zidane ka të ngjarë të konsiderohet për rolin e trajnerit nëse dëshiron të presë deri atëherë. Megjithatë, ai mund të mos zgjedhë të qëndrojë pa punë deri në atë kohë.
Paris Saint-Germaini është gjithashtu një mundësi. 50-vjeçari refuzoi kampionët francezë verën e kaluar për t’u fokusuar në marrjen e vendit të punës në Francë, që tani nuk është synim i tij.
Juventus, një tjetër nga ish-klubet e Zidane si futbollist, mund të jetë një opsion, së bashku me Bayern Munichin.
Nuk ka dyshim se Zizou ka aftësinë për të menaxhuar ndonjë nga katër skuadrat e lartpërmendura. Megjithatë, mbetet për t’u parë se kujt do t’i bashkohet.
(Kosova Sot Online )