Zidane shfaq shenja të rikthimit si trajner
Trajneri francez është lidhur me menaxhimin e Kombëtares së Francës dhe Juventusit
Zinedine Zidane është caktuar ambasador i skuadrës Alpine F1 të enjten, tani francezi thotë që ai mbetet aktiv në botën e futbollit dhe shpreson t’i kthehet punës së trajnerit.
Sipas një interviste të tij të dhënë për Le Figraro, ish trajneri i Real Madridit nuk e ka përjashtuar t’i kthehet zejes së tij në fund të sezonit.
Edhe pse Zidane, ka bërë një paraqitje të befasishme në botën e Formula 1, ku ka pranuar se nuk e ka në plan ta lërë futbollin. Në këtë intervistë me Le Figaro, duke thënë që caktimi i tij si ambasador për skuadrën Alpine F1, ish trajneri i Real Madridit thotë që ai aspiron që të rikthehet si trajner në një skuadër.
Edhe pse emri i tij është lidhur me Paris Saint-Germain, siç kishte raportur RMC Sport, trajneri beson që do të marrë drejtimin e një skuadre në fund të sezonit.
“Është pjesë e një marrëveshje tonë (me Alpine”, tha ai.
“Nëse do të me duhet që t’i përkushtohem nesër, nuk do të me ndalonte mua që të vazhdoj punën”.
“Të kthehem si trajner vazhdon të jetë dëshira ime. Kam kohë sot, por nuk e di sa do të zgjasë. Kam kohë tani, ndoshta deri në qershor, por mund të shkojë po ashtu shumë shpejt”.
Zinedine Zidane është pa skuadër prej që u largua nga Real Madridi më 2021, ku drejtoi për herë të dytë gjigantin spanjoll dhe përfundoi me një titull të ligës.
Ai ishte konsideruar favorit për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit të Katarit. Megjithatë, kontrata e re për trajnerin francez do të thotë që ky opsion u fanit.
Emri i tij po ashtu është lidhur me disa klube si Juventusi, por edhe PSG. Kjo e fundit vjen pas rezultateve të dobëta që pati Christophe Galtier.
Sipas RMC Sport nuk ka pasur ndonjë kontakt, por pronarët e skuadrës parisianë janë duke u marrë në konsideratë dhe për këtë gjë Zidane është në Parc des Princes.
(Kosova Sot Online)