Lexoni edhe:
Kosova me fanella të reja, nënshkruan kontratë tre vjeçare me kompaninë italiane
Zinedine Zidane ka marrë një ofertë joshëse për t’u rikthyer në menaxhimin e futbollit vetëm dy vjet pas largimit të tij nga Real Madridi.Trajneri francez e filloi karrierën e tij si trajner me Real Madrid Castilla para se të promovohej në ekipin e parë më 2016 pas shkarkimit të Rafa Benitez, shkruan "kosova Sot Online".
Ish-trajneri i Real Madridit gëzoi sukses të jashtëzakonshëm në periudhën e tij të parë, pasi udhëhoqi klubin drejt tre trofeve radhazi të Ligës së Kampionëve dhe një titull në La Liga.
Zidane u largua nga Madridi në vitin 2018 përpara se të kthehej në vitin 2019 pas shkarkimit të Santiago Solarit, me francezin që udhëhoqi klubin spanjoll drejt një tjetër titulli në La Liga.
50-vjeçari, i cili u largua nga Real Madridi për herë të dytë në vitin 2021, ishte i lidhur më parë me rolin e trajnerit të Francës përpara se Didier Deschamps të nënshkruante një marrëveshje të re.
Megjithatë, Zidane ka qenë i lidhur me kampionët aktual të Ligue 1, Paris Saint-Germain në javët e fundit mes presionit në rritje ndaj menaxherit Christophe Galtier.
Kosova me fanella të reja, nënshkruan kontratë tre vjeçare me kompaninë italianeLexoni edhe:
Gazeta spanjolle Fichajes tani po raporton se Chelsea po ‘peshon një qasje’ për ish-trajnerin e Los Blancos.
Graham Potter është vënë nën kritika pasi mori drejtimin nga Thomas Tuchel në Chelsea, me Blutë që po përballen me vështirësi këtë sezon, pavarësisht nga shpenzimet e mëdha të kryera në vitin e fundit.
Sipas Fichajes, klubi i Ligës Premier ‘pritet t’i ofrojë një mega kontratë’ Zidanes në një përpjekje për ta joshur atë të kalojë në Stamford Bridge.
Besohet se Chelsea do të ishte i gatshëm t’i ofronte ‘Zizou’ një pagë gjigante prej 15 milionë euro për sezon nëse ai zëvendësonte Potterin si trajner i Bluve. Zidane, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Juventus në të kaluarën, la të kuptohej se një rikthim në stërvitje mund të ndodhte më shpejt se sa do të prisnin disa
(Kosova Sot Online )