Lexoni edhe:
Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi
Eksperienca e Milwaukeet në “play-offin” e NBA-së ka marrë fund shumë herët. Bucks janë eliminuar qysh në çerekfinale të Konferencës Lindore, ndonëse konsideroheshin si pretendentë seriozë për ta fituar titullin e kampionit në ligën më të fortë në botë të basketbollit, transmeton "Kosova Sot Online".
Milëaukee u eliminua nga Miami, i cili e mbylli serinë e fitoreve në 4-1.
Heat e fituan përballjen e pestë vetëm pas vazhdimeve me rezultat 128:126 (36:33, 27:36, 23:33, 32:16 e 10:8) pasi loja e rregullt u mbyll 118:118.
Kosova është gati për ndeshjen me Malin e ZiLexoni edhe:
Miami bëri lojë fantastike në çerekun e katërt, i cili ia mundësoi barazimin e rezultatit dhe shkuarjen në vazhdime, për ta siguruar më pas kualifikimin në gjysmëfinale.
Jimmy Butler ishte fantastik tek Miami duke i realizuar 42 pikë, kurse 38 pikët e Giannis Antetokounmpos ishin të pamjaftueshme për Milwaukeen.
Ndërkohë, kualifikimin në gjysmëfinale të Lindjes e siguroi edhe New Yorku.
Knicks e eliminuan Clevelandin po ashtu 4-1 në serinë e ndeshjeve çerekfinale të Konferencës.
New Yorku fitoi me rezultat 106:95 (33:26, 28:25, 26:24 e 19:20) për të ecur tutje me meritë.
Ndërkaq, Memphisi e mposhti Los Angelesin për ta marrë avantazhin në serinë e ndeshjeve, 3-2.
Grizzlies fituan me rezultat 116:99 (38:24, 23:28, 33:24 e 22:23).
Lakers do ta kërkojnë përmbysjen në dy ndeshjet e ardhshme nëse duan ta sigurojnë gjysmëfinalen.
E në ndeshjen e katërt të natës, Golden State e mundi Sacramenton 123:116 (36:33, 20:27, 34:39 e 26:24).
Warriors e ngushtuan rezultatin në serinë çerekfinale në 2-3
(Kosova Sot Online )