Pioli pranon se ka një shans që Leao të luajë kundër Interit

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 17:11
Pioli pranon se ka një shans që Leao të luajë kundër Interit

Stefano Pioli pranon se ka një shans që Rafael Leao të luajë kundër Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 2:0 ndaj Lazios të shtunën. Ai nuk stërviti të hënën, por u pa në fushë gjatë seancës stërvitore në mëngjesin e sotëm, megjithëse nuk iu bashkua pjesës tjetër të ekipit dhe vazhdoi të punonte në një program individual, shkruan Gazeta Express.

Pioli foli për “Sky Sport Italia” përpara konferencës së tij për shtyp para ndeshjes së nesërme, duke thënë se Leao mund të jetë në dispozicion kundër Interit, por shtoi se nëse ai nuk do të mund të luajë nga fillimi, nuk do të jetë as në stol.

Milani do të stërvitet sërish të mërkurën në mëngjes, kur Pioli do të marrë një vendim përfundimtar për formacionin.

“Leao do të vazhdojë të provojë nesër në mëngjes, nëse ndihet mirë, do të luajë. Është ende gjithçka e hapur”, tha Pioli.

23-vjeçari padyshim se është njëri prej futbollistëve kryesorë te “Rossonerët”. Ai ka shënuar 13 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes Milanit dhe Interit do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në “San Siro”

(Kosova Sot Online)