Lexoni edhe:
Kosova nuk është shkaktare e tensioneve në veri, ajo është në të drejtën ligjore e kushtetuese dhe vendin e vet, Serbia po provokon me sjellje luftë nxitëse
Cristiano Ronaldo mund të rreshtohet në një formacion të frikshëm së bashku me disa yje të mëdha sezonin e ardhshëm nëse skuadra e tij, Al Nassr, kryen me sukses gjashtë nënshkrime të mëdha këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online".
Kalimi i Ronaldos te Al Nassr ka hapur rrugën për emra të tjerë të mëdhenj që po e pasojnë, me Karim Benzema dhe N’Golo Kante që tashmë i janë bashkuar atij në Arabinë Saudite.
Një ndryshim i fundit në Superligën e Arabisë bëri që Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) të marrë kontrollin e plotë të katër skuadrave; Al Ahli, Al Ittihad, Al Hilal dhe Al Nassr i Ronaldos.
Ajo ka përkuar me një përpjekje të madhe rekrutimi në Arabi, me pagat e mëdha që ofrohen duke tunduar disa nga lojtarët më të mirë në botë për t’u transferuar.
Ish-bashkëlojtari i Ronaldos në Real Madrid, Sergio Ramos, ka qenë i lidhur fort me klubin, si dhe me rivalët e tij Al Hilal.
Ish-bashkëlojtari te Spanja dhe rivali i Ramos nga ditët e tij në El Clasico, Sergio Busquets, është një tjetër i lidhur me Al Nassr.
Një tjetër yll spanjoll, Saul Niguez i Atletico Madridit, raportohet se po konsideron një lëvizje te Al Nassr.
Al Nassr thuhet gjithashtu se synon mesfushorin kroat Marcelo Brozovic pasi bëri një ofertë prej rreth 20 milionë euro te Interi për yllin e tyre
Lexo po ashtuBarcelona dhe Al-Nassr në luftë ofertash për Brozovic
Dy yje të Ligës Premier gjithashtu mund të jenë në rrugën e tyre për t’u bashkuar me Ronaldon në Arabinë Saudite këtë verë.
Dështimi i Chelseat, Hakim Ziyech do të transferohet te Al Nassr pas tre sezoneve zhgënjyese në Stamford Bridge. Ndërkohë, ylli i Crystal Palace, Ëilfried Zaha, i skadon kontrata në fund të muajit ka në tavolinë një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh nga Al Nassr. Nëse ata sigurojnë të gjashtë këto nënshkrime të mundshme, Al Nassr mund të ketë një formacion të frikshëm sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )