Tonali shpërtheu në lot kur u njoftua për vendimin e largimit

  • S.A /
  • 24 June 2023 - 10:37
Tonali  shpërtheu në lot kur u njoftua për vendimin e largimit

Sandro Tonali do të jetë lojtari më i ri i Newcastle United. Në arkat e Milanit do të shkojnë 70 milion euro plus bonuse, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi kuqezi do të ketë edhe një përqindje rishitje në të ardhmen. Nëse mesfushori italian transferohet dikur tjetër. 23-vjeçari do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Newcastle, ndërsa Milani do të regjistrojë shitjen më të suksesshme në histori.

Zhgëjnimi është i madh te tifozët e Milanit, të cilët e konsideronin Tonalin si kapitenin e së ardhmes dhe simbolin e klubit.

Së fundmi, mediet italiane kanë zbuluar detaje interesante në lidhje me shitjen e mesfushorit të kombëtares së kaltër.

“La Repubblica” raporton se Tonali është detyruar të largohet nga drejtuesit e klubit.

Ai kishte një lidhje të veçante me klubin kuqezi. Në momentin kur është njohur me vendimin e drejtuesve ka shpërthyer në lot. Pasi dëshira e tij ishte të qëndronte në klubin e zemrës gjatë gjithë karrierës.

Pas përfundimit të sezonit nga Milani janë larguar dy emra të mëdhenj. Paolo Maldini dhe Sandro Tonali, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti si lojtari më i ri i Newcastle.

(Kosova Sot Online )