PSG-ja ia vështirëson punët Realit për Mbappen

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 16:53
PSG-ja ia vështirëson punët Realit për Mbappen

Kylian Mbappe është bërë një problem tek Paris Saint-Germaini.

Sulmues francez nuk po pranon assesi ta vazhdojë kontratën edhe për një vit me klubin parisien, ndonëse është përmendur si opsion kur e vazhdoi kontratën vitin e kaluar.

Ndërkohë, punët janë komplikuar edhe më shumë së fundmi pasi PSG-ja ia ka vënë kusht: ose ta vazhdojë kontratën ose do të shitet menjëherë.

E ndërkohë, parisienët mund të kërkojnë shumë para për shitjen e nënkampionit të botës, shkruan “Gazeta Express”.

Flitet se sheikët arabë do t’i kërkojnë deri në 200-250 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Monacos, një shumë kjo shumë e lartë për Real Madridin, i cili është në “pole-position” për lojtarin.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se nuk do ta lë të largohet i lirë lojtari, duke bërë me dije se do të pranohet oferta më e mirë.

Ndërkohë, 24 vjeçarin e pëlqejnë edhe Liverpooli dhe Arsenali në Angli.

Madje, për “Reds” thuhet se janë të gatshëm t’i paguajnë 200 milionë euro për njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Mbappe ka kontratë me klubin nga “Parku i Princave” deri në verën e vitit 2024, por PSG-ja synon ta shesë këtë verë për të mos e humbur pa para vitin tjetër kur edhe do të jetë lojtar i lirë. /Gazeta Express/