![Të gjitha informacionet që duhet ti keni për EURO 2024](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/14/200x200_Shqiperia-780x439_11718347368.jpg)
A do t’i organizojë Kosova lojërat Mesdhetare 2030, sot merret vendimi
![A do t’i organizojë Kosova lojërat Mesdhetare 2030, sot merret vendimi](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/08/auto_images1694161623.jpg)
Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) mbahet sot (e premte) në Heraklion të Greqisë, praj nga Kosova do të mëson nëse do i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës, është edhe kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
688066
Për kandidaturën e Kosovës me titullin “Prishtina 2030” pritet që asambleja të diskutojë rreth orës 15:00.
Kosova shihet si njëra nga kandidaturat më serioze për ta fituar organizimin e kësaj ngjarje sportive në të cilën marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, ndërsa Kosova shpreson që të marrë votën pro së paku nga 14 prej tyre.
Lexo po ashtuMinistri i Sportit, Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Para se të vije tek procedura e votimit, kjo asamble pritet që ta ndryshoj pikën 7 të rregullores së tyre e cila ua ndalon shteteve që nuk kanë dalje në det të bëjë organizimin e këtyre lojërave.
Fjalinë kryesore në prezantimin e kandidaturës së Kosovës do ta ketë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti.
Megjithëse kanë preferuar të mos deklarohen para se votimi të ndodh, drejtuesit e KOK ut prapa kamerave janë shprehur të bindur se Kosova do të dal triumfuese nga kjo asamble dhe do ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare.
I pranishëm në këtë asamble do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe atë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
(Kosova Sot Online )