![Austri – Francë, publikohen formacionet zyrtare](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_mbappe-1-600x3601714128528.jpg)
Distria Krasniqi e argjendtë në Kampionatin Evropian
![Distria Krasniqi e argjendtë në Kampionatin Evropian](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/03/auto_Distria-Krasniqi1699032146.png)
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhhdos, që po mbahet në Montpellier të Francës.
Përkundër se po e dominonte finalen, një pakujdesi i kushtoi me humbje nga francezja, Amandine Buchard.
Kampionia olimpike garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria arriti deri në finale me tri fitore. Në raundin e dytë e mposhti me kroaten Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale eliminoi xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi triumfoi ndaj italianes, Odette Giuffrida.
(Kosova Sot Online)