Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Nedim Yigit nuk do të jetë më trajner i Lirisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Klubi nga Prizreni ka njoftuar të shtunën se ka ndarë rrugët me trajnerin turk. Ndërprerja e bashkëpunimit thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Deri te ky vendim erdhi shkaku i rezultateve të dobëta nga Yigit. Liria është e fundit në tabelë, me vetëm tetë pikë të grumbulluara nga 13 xhiro.
Klubi prizrenas bëri të ditur se trajneri i ardhshëm do të jetë vendor.
Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):
“Zyrtare:
Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë
Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.
Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.
FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme.
Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë”.
(Kosova Sot Online )