FFK-ja ndahet me Glihën, paralajmëron masa të tjera pas dështimit të Kosovës në kualifikime

  • A.P /
  • 22 November 2023 - 16:05
FFK-ja ndahet me Glihën, paralajmëron masa të tjera pas dështimit të Kosovës në kualifikime

Federata e Futbollit e Kosovës është ndarë me selektorin Primoz Gliha, i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Alain Giresse.

Shtëpia e futbollit kosovar ka paralajmëruar edhe masa të tjera që do t’i marrë pas kampanjës dështuese dhe dëshpëruese në kualifikimet për Euro 2024.

“FFK njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha. FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse. Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Kosova e mbylli fazën kualifikuese për Euro 2024 në vendin e parafundit në Grupin I, ndonëse e kishte për synim kualifikimin historik në Evropian.

Natyrisht, për dështimin e radhës dikush duhet të japë përgjegjësi… 

(Kosova Sot Online)