Man City del kundër Superligës Evropiane
Manchester City ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.
Kjo u bë e ditir nga vet klubi përmes një komunikate për media.
“Qëndrimi ynë për këtë temë nuk ka ndryshuar që nga viti 2021 – jemi plotësisht jashtë Superligës. Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s për të marrë pjesë në garat e UEFA-s”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Vetëm dy klube që kanë mbështetur zyrtarisht Superligën deri më tani janë Real Madrid dhe Barcelona.
(Kosova Sot Online)