Lexoni edhe:
Perez la të shtangur gazetarët pas finales së Superkupës së Spanjës: Nuk është dita për të folur për Mbappen
Sagiv Jehezkel është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Turqisë pasi bëri një festim skandaloz pasi shënoi gol në ndeshjen Antalyaspor – Trabzonspor, transmeton "Kosova Sot Online ".
Futbollisti izraelit realizoi golin e barazimit në minutën e 68-të, derisa bëri një festim skandaloz duke shkruar në fashën e dorës flamurin e Izraelit si dhe 100 ditë duke shkruar datën e fillimit të sulmeve. Autoritetet turke kanë arreston futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel, të klubit të futbollit, Antalyaspor. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën në mbrëmje se shtetasi izraelit po hetohet lidhur me akuzat e mundshme për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X – që më herët njihej si Twitter, Tunc tha se Jehezkel ishte përfshirë “në një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gazë”. Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti 28-vjeçar shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor.
Ky gjest u vlerësua si provokues në Turq, ku ka një kundërshtim të madh të publikut me veprimet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ku ka mbështetje të madhe për palestinezët. Klubi Antalyaspor e ka pezulluar Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit.
Pas festës së Jehezkelit, tifozët turq kanë ngritur zërin me mesazhin se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe kanë kërkuar që lojtari izraelit të depërtohet nga Turqia.
(Kosova Sot Online )