Leao informohet për interesimin nga PSG-ja

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 17:51
Leao informohet për interesimin nga PSG-ja

Rafael Leao është ndër emrat kryesorë në listën e ngushtë të transferimeve të Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Telefoot”, portugezi tashmë është informuar për interesimin nga gjigantët e Ligue 1.

Gazetari francez, Saber Desfarges, bëri të ditur se PSG-ja ia ka vënë syrin yllit të Milanit për sezonin 2024/25.

Sipas raportit, Leao është ndër objektivat kryesore të parisienëve, ndërsa sulmuesi është informuar për interesimin nga ana e tyre.

PSG-ja mund të humbasë Kylian Mbappen në verë pasi ai duket se nuk dëshiron të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Prandaj, Leao shihet si një nga zëvendësuesit e mundshëm të yllit francez.

24-vjeçari nënshkroi një kontratë të re me Milanin në vitin 2023, duke zgjatur qëndrimin e tij në “San Siro” deri në vitin 2028. Marrëveshja e tij e re me “Rossonerët” përfshin një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh.

Rafael Leao ka gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 26 paraqitje me Milanin në të gjitha garat këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)