![Austri – Francë, publikohen formacionet zyrtare](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_mbappe-1-600x3601714128528.jpg)
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në 'Grand Slamin e Parisit'
![Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në 'Grand Slamin e Parisit'](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/02/auto_distria1706895880.jpg)
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare në finale mposhti britaniken, Chelsie Giles, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi këtë përballje e fitoi me uazari.
Për të ishte kjo mbrojtje e medaljes së fituar vitin e kaluar. Sukses të njëjtë kishte arritur edhe më 2020.
Përveç medaljes së artë, Distria Krasniqi fitoi edhe 1000 pikë në ranglistën botërore.
Siç dihet, 28-vjecarja prin në në kategorinë deri 52 kilogramë.
(Kosova Sot Online)