Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Gjilan

  • 09 March 2024 - 09:28
Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli më interesant pa dyshim është ai mes Dritës dhe Prishtinës, transmeton "Kosova sot Online ".

Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës. Pas dy humbjeve radhazi, Dukagjini kërkon ti rikthehet fitores përballë Fushë Kosovës, e cila xhiron e kaluar e shokoi Dritën. Në tabelë, klinasit janë të gjashtit me 30 pikë, plotë 15 më shumë se Fushë Kosova e parafundit.

(Kosova Sot Online )