FFK hap procedurë disiplinore ndaj Bylbyl Sokolit
Ffk vazhdon të merret më shumë me kritikët sesa me ata që e prodhojnë arsyen e kritikës.
Gjatë fundjavës së kalua, në Superligën e Kosovës në futboll pati referim skandaloz, madje në tri prej pesë ndeshjeve të javës. Në dy prej këtyre ndeshjeve protagonist ishin dy ekipet që luftonin për titullin e kampionit, Llapi dhe Drita, të cilat përfituan nga ky referim i dobët.
Në ndeshjen Llapi-Gjilani, në minutat e fundit Llapit iu dha një penallti e paqenë dhe e fitoi ndeshjen 2:1. Kurse, në ndeshjen Drita-Prishtina, kryeqytetasve nuk iu dha një penallti e pastër, ndërsa Drita fitoi 1:0.
Edhe në ndeshjen Dukagjini-Fushë Kosova që përfundoi baraz, klinasve nuk iu dha një penallti.
(Kosova Sot Online)