Rodri: Kam nevojë për pushim
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri thotë se po planifikon të bëjë një pushim gjatë sezonit, ndërsa klubi ndjek një tripletë të dytë radhazi.
27-vjeçari bëri paraqitjen e tij të 41-të të sezonit në barazimin e ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën kundër Real Madridit.
Kjo ishte e treta nga tetë ndeshjet në tre garat që klubi do të luajë në muajin prill.
“Kam nevojë për pushim”, tha reprezentuesi spanjoll.
Barazimi emocionues 3-3 në Santiago Bernabeu bëri 429 ditë dhe 66 ndeshje që kur Rodri humbi një ndeshje duke luajtur për Cityn në çdo kompeticion.
Ish-mesfushori i Atletico Madridit ka luajtur 3,497 minuta këtë sezon – i 23-ti më shumë nga çdo lojtar nga ligat më të mira evropiane në Angli, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë.
Por vetëm tre lojtarë kanë bërë më shumë starte dhe dy prej tyre janë portierë.
(Kosova Sot Online)