Caktohen gjyqtarët e xhiros së 29-të
Sot janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 29-të në Superligën e futbollit.
Tri ndeshje na presin të shtunën dhe dy të dielën.
Bardh Ajeti do të jetë refer kryesor në ndeshjen Drita – Liria, Lirim Jashari në atë Prishtina – Gjilani dhe Isak Ceroviku në duelin e tretë dhe kryesor të së shtunës, Feronikeli ’74 – Ballkani.
E të dielën, Egzon Dakaj do të jetë refer kryesor në ndeshjen Fushë Kosova – Malisheva, kurse Visar Kastrati në shortin e hedhur sot përfundoi si kryesor në ndeshjen Dukagjini – Llapi, e cila do të jetë mjaft interesante, e që do të luhet po ashtu të dielën.
Faza finale e kampionatit pritet të jetë mjaft e nxehtë, sidomos në garën për titull, ku po luftojnë Ballkani, Llapi e Drita, të cilat i ndajnë veç dy pikë.
(Kosova Sot Online)