Arsenali synon të vazhdojë me fitore në Premierligë
Arsenali synon të vazhdojë me fitore në Premierligë, teksa sot e pret një përballje e vështirë me Aston Villan, e vlefshme për javën e 33-të.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me fillim prej orës 17:30.
Pikët janë më se të nevojshme për të dy skuadrat në ndjekjen e objektivave të tyre.
Arsenali është në garë për titull, teksa Aston Villa këtë sezon po lufton për një vend në top-katërshe.
(Kosova Sot Online)