PSG merr lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 17:38
PSG merr lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

Të martën mbrëma, Paris Saint-German e zhvillon ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Parisienët në këtë duel hyjnë me disavantazhin prej 2:3 nga takimi i parë.

E në prag të këtij dueli, PSG ka marr lajme të mira, pasi në ekip janë rikthyer dy futbollistë të fazës së mbrojtjes.

Achraf Hakimi dhe Nordi Mukiele do të jenë atu shtesë për trajnerin Luis Enrique.

Një nga problemet kryesore të ndeshjes së parë ishte mungesa e mbrojtësve natyralë të krahut në skuadrën franceze.

(Kosova Sot Online)