Zhegrova më i miri i muajit mars në Ligue 1

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 20:12
Zhegrova më i miri i muajit mars në Ligue 1

Edon Zhegrova është shpallur “Lojtari i Muajit” për muajin mars në Ligue 1.

Lille regjistroi dy barazime e tri fitore muajin e kaluar, për të vazhduar garën për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve

Zhegrova ishte prej më të mirëve, teksa u veçua performanca e tyre në derbin e veriut, ndaj Lens, ku shënoi të dy golat e fitores.

Kësisoj, reprezentuesi i Kosovës u votua “Lojtari më i mirë i muajit” për muajin mars nga UNFP.

Ai është lojtari i parë i Lille që fiton këtë çmim, që nga Burak Yilmaz në prill të vitit 2021.


(Kosova Sot Online)