Man City mban hapin me Arsenalin, fiton pastër ndaj Nottinghamit

  • S.A /
  • 29 April 2024 - 08:22
Man City mban hapin me Arsenalin,  fiton pastër ndaj Nottinghamit

Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë rresht, për të vazhduar garën me Arsenalin për titullin e kampionit, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit.

Debati për anëtarësimin e Kosovës në APKiE, Vuçiq: Duhet urgjentisht ta bë…

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “City Ground” përfundoi me rezultatin 0:2.

Josko Gvardiol (32’) dhe Erling Haaland (71’) realizuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Manchester City pas kësaj fitore ka 79 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Arsenali. Por, kampioni në fuqi anglez ka një ndeshje më pak se “Topçinjtë”. Ndërsa, Nottinghami ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )