Bayern Munchen po punon për të përforcuar skuadrën

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 19:53
Bayern Munchen po punon për të përforcuar skuadrën

Bayern Munchen po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Një nga repartet që ka më shumë nevojë për përforcime është mbrojtja dhe sipas raportimeve të medieve britanike në radarët e bavarezëve ka rënë kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker.

Bayern tentoi edhe verën e shkuar që të transferonte mbrojtësin e “Citizens”, por ndërhyrja e Pep Guardiola-s e bllokoi atë lëvizje.

Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i City-t dhe për rrjedhojë Bayern-i mund ta bëjë të mundur transferimin e Kyle Walker në verë.

(Kosova Sot Online)