Akil Gjakova e fiton betejën edhe në Gjykatën e Apelit

  • a.p /
  • 30 April 2024 - 22:07
Akil Gjakova e fiton betejën edhe në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Pejë lidhur me vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

 Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë dhe kësisoj është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë.

Më 19 prill, Gjykata në Pejë refuzoi kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe vendosi të caktojë një masë alternative.

Ndaj Gjakovës është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar për veprën “Dhuna në familje”.

(Kosova Sot Online)