Spektakli në 'Allianz Arena' nuk jep fitues, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 22:59
Spektakli në 'Allianz Arena' nuk jep fitues, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Përballja e parë gjysmëfinale mes gjigantëve të futbollit, Bayern Munich dhe Real Madrid, është mbyllur baras.

Spektakli sonte në “Allianz Arena” nuk dha fitues, përkundër se u shënuan katër gola.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2.

Real Madridi kaloi i pari në epërsi me golin e Vinicius Junior (24’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.

“Bavarezët” përmbysen gjithçka në pjesën e dytë, madje brenda katër minutave.

Leroy Sane (53’) shënoi fillimisht për të barazuar shifrat, kurse Harry Kane (57’) realizoi nga penalltia për epërsinë e parë të gjermanëve.

Vinicius (83’) shënoi golin e dytë personal për të barazuar edhe një herë rezultatin në këtë sfidë. Braziliani shënoi nga penalltia.

Kështu, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku edhe do të vendoset finalisti.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”. 

(Kosova Sot Online)