Kompanitë e basteve shikojnë Mbappe si favorit

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 13:56
Kompanitë e basteve shikojnë Mbappe si favorit

Kampionati Europian po afron, me spektaklin e këtij kompeticioni që pritet të jetë i garanatuar. Sipas asaj që bëjnë të ditura kompanitë e basteve, Kylian Mbappe ka më shumë shanse se të gjitha për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Euro 2024. Francezi shihet si favorit, me koeficientin 6.0. Menjëherë pas tij është anglezi Harry Kane, me 7.0 koeficient. Më pas, Top-3 mbyllet nga Ronaldo, me koeficient 13.0.

Në pozitën e katërt është mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham. Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, lojtari i Realit ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në të gjitha garat këtë sezon, gjë që e bën atë golashënuesin dhe kontribuesin më të mirë të Los Blancos. Natyrisht, tifozët madrilen presin që ai të shkëlqejë në Europian, por  te bastet duket se nuk kanë aq shumë besim tek ai.

UEFA EURO 2024 fillon në Mynih të premten më 14 qershor dhe përfundon me finalen në Berlin të dielën më 14 korrik. Në Gjermani prezent do të jenë edhe shqiptarët, me kombëtaren kuqezi që synon që të bëjë paraqitje pozitive në një grup të vështirë.

Lista sipas koefiencentëve:

Kylian Mbappe: 6.0 (koef)

Harry Kane: 7.0

Cristiano Ronaldo: 13.0

Bellingham 15.00

Olivier Giroud: 21.0

(Kosova Sot Online)