Juventusi siguron përforcimin e parë

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 15:32
Juventusi siguron përforcimin e parë

Juventus ka nisur të mendojë që tash për edicionin e ri.

Mediat italiane bëjnë të ditur se “Zonja e Vjetër” kanë siguruar nënshkrimin e parë për stinorin e ri.

Bëhet fjalë për anësorin e Bolognës, Riccardo Calafiori, i cili po bën një sezon fantastik nën drejtimin e Thiago Mottës.

Calafiori do të transferohet në Torino në huazim me detyrim blerjeje, për një shifër totale prej 25 milionë eurosh.

Mbrojtësi do të zëvendësojë brazilianin Alex Sandro, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të edicionit.

Kjo nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e skuadrës italiane. Pritet që edhe Alvaro Morata të transferohet.

Kjo nuk do të ishte përvoja e parë e tij në Juventus, pasi edhe më herët ka veshur fanellën e këtij klubi.

Kartoni i Moratës kushton rreth 15 milionë euro, të cilat Juve mund t’i sigurojë nëpërmjet shitjes së Milik dhe Kean, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e bardhezinjve. 

(Kosova Sot Online)