Dita e ndeshjeve të para gjysmëfinale në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 09:05
Dita e ndeshjeve të para gjysmëfinale në Ligën e Evropës, vëmendja në Itali

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare evropiane për klube, transmeton "Kosova Sot Omline ".

Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku kater ekipe të forta synojnë finalen. Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico, ku Roma është nikoqire e kampionit të sivjetmë gjerman, Bayer Leverkusen.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille e pret Atalantan në “Stade Velodrome”.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

(Kosova Sot online )